Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

Oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë përfunduar me sukses Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham. Të dy oficerët gjithashtu janë shpërblear me titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky kurs ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve të mesëm dhe të lartë për detyra komanduese dhe shtabore në nivele strategjikë dhe operacional. Programi njeh rëndësinë e përgatitjes së oficerëve për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake komplekse. Ai gjithashtu nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit me agjenci qeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe aplikimin efektiv të instrumenteve të fuqisë kombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globalisht.

Në këtë program morën pjesë mbi 240 individë nga Britania e Madhe dhe 47 shtete të tjera nga e gjithë bota.

“Partizimi dhe diplomimi i oficerëve tanë në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ndërtuar një ushtri moderne, të përgatitur sipas standardeve më të larta ndërkombëtare,” theksohet në njoftim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement