Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Meta në telashe, gjobitet me 567 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve

Meta në telashe, gjobitet me 567 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve

Meta është dënuar me 567 milionë dollarë për dështimin në informimin e publikut mbi rreziket që platformat e saj paraqesin për fëmijët.

Ky vendim përbën ndëshkimin më të madh ndaj Metës në lidhje me çështjet e sigurisë së të miturve. Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi kompani-n si një “shqetësim publik”, duke theksuar se platformat e saj kanë shkaktuar dëme psikologjike dhe kanë ekspozuar fëmijët ndaj rreziqeve, përfshirë shfrytëzimin seksual, sipas raportimeve nga BBC.

Me këtë vendim, shuma totale që Meta duhet të paguajë arrin në 942 milionë dollarë, pasi kompania kishte marrë më herët një dënim prej 375 milionë dollarësh për këtë rast. Fondet e mbledhura do të përdoren për të implementuar masa që synojnë reduktimin e dëmeve të shkaktuara nga platformat e saj.

<

Rasti ka nisur në vitin 2023, kur autoritetet e New Mexico-s paditën Metën, duke pretenduar se algoritmet e Instagram-it dhe Facebook-ut drejtonin përdoruesit e rinj drejt përmbajtjeve të dëmshme.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu masa të reja për mbrojtjen e të miturve. Këto masa përfshijnë kufizimin e kontakteve mes të rriturve dhe fëmijëve, ndalimin e përmbajtjeve intime për përdorues mën 18 vjeç dhe kufizime në përdorimin e platformat.

Meta, e cila zotëron Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Threads, ka shprehur kundërshti ndaj këtij vendimi dhe njoftoi se do ta apelojë. Aktualisht, kompania po përballet me mijëra padi të ngjashme në SHBA, ndërsa pritet që proceset e tjera gjyqësore të zhvillohen edhe në shtete të tjera.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement