Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se do të ndërmarrin veprime politike edhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Ky paralajmërim u bë gjatë një konference për mediat pas tensioneve që ndodhën brenda Parlamentit në ditën e sotme.
Çitaku theksoi se PDK-ja kërkon funksionalizimin e shtetit. Ajo njoftoi se partia do të prezentojë një kërkesë për një seancë tjetër brenda 48 orëve. Më tej, ajo theksoi se aktivitetet e PDK-së nuk do të kufizohen vetëm në këtë institucion, por do të zhvendosen edhe jashtë kuvendit, duke përfshirë forma më të gjëra të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar.



















You must be logged in to post a comment Login