Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shtiu dy herë në një aheng, arrestohet pejani

Shtiu dy herë në një aheng, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Pejë është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, pas informacioneve të marra, policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Brigada Adrian Krasniqi”.

Sipas njoftimit, policia ka takuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar prej tij një armë Retay, dy gëzhoja dhe një karikator. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

<

Në lidhje me këtë rast është iniciuar procedimi për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës apo mjeteve të rrezikshme”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë qytetarët që, gjatë organizimit të ahengjeve dhe festimeve të tjera, të përmbahen nga përdorimi i armëve. Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj atyre që përdorin armë në mënyrë të kundërligjshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement