Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ariana Grande merr një vendim të papritur, largohet përkohësisht nga daljet publike

Ariana Grande merr një vendim të papritur, largohet përkohësisht nga daljet publike

Ariana Grande ka njoftuar se do të tërhiqet për një periudhë nga angazhimet e saja publike, për shkak të shqetësimeve lidhur me “vëzhgimin e vazhdueshëm dhe të pafund” të jetës së saj.

Përfaqësuesi i këngëtares dhe yllit të filmit “Wicked” ka bërë të ditur se Grande ka hequr dorë nga pjesëmarrja në produksionin teatral “Sunday In The Park With George”, që pritet të shfaqet në Londër në vitin 2027, siç raportoi Sky News.

Ky vendim vjen pak ditë pas publikimit të videoklipit të këngës “Petal”, pjesë e albumit të saj të tetë, i cili ka nxitur diskutime dhe spekulime të shumta rreth gjendjes së saj shëndetësore.

Sipas përfaqësuesit të saj, Ariana do të marrë një pauzë pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine Tour”. Në një deklaratë për revistën People, ai thekson se:

“Ariana do të bëjë një hap pas nga ekspozimi publik pasi të mbyllë turneun. Ajo mezi pret të përfundojë këtë rrugëtim në një mënyrë të shëndetshme dhe të lumtur, dhe më pas do të marrë një pushim të merituar nga puna dhe paraqitjet publike, të cilat kanë sjellë një vëzhgim të vazhdueshëm”.

Aktualisht, Grande është në turneun “Eternal Sunshine”, i cili do të mbërrijë këtë muaj në Britani, me një seri prej 10 koncertesh në arenën The O2 në Londër. Koncerti i fundit, më 1 shtator, do të shënojë përfundimin e këtij turneu.

Përveç kësaj, kompania produksionuese Empire Street Productions ka konfirmuar se shfaqja teatrore do të vazhdojë sipas planit dhe se roli i Grande do të interpretohet nga një aktore tjetër.

“Kemi shumë mirëkuptim për vendimin e saj. E urojmë vetëm më të mirat. Produksioni do të nisë në Barbican në verën e vitit 2027, ndërsa përzgjedhja e kastit do të bëhet e ditur në kohën e duhur”, ka njoftuar kompania.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement