Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosovarët e zhdukur janë nga Vushtrria, mërgimtarja ateroi në Shkup – këto janë detajet

Kosovarët e zhdukur janë nga Vushtrria, mërgimtarja ateroi në Shkup – këto janë detajet

Tre persona nga Vushtrria janë raportuar të zhdukur. Bëhet fjalë për Ejup Ternavn, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët, sipas familjarëve, nuk kanë pasur qasje në telefon që nga mbrëmja e kaluar.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova.tv, Fatmirja, e cila jeton në Gjermani, kishte arritur në aeroportin e Shkupit. Vëllai i saj, së bashku me gruan e tij, ishin nisur për ta pritur, por që nga ky moment nuk kanë pasur asnjë kontakt me ta.

Një anëtar i familjes ka deklaruar se dogana i ka njoftuar se nuk ka pasur hyrje të të zhdukurve në Kosovë. Po ashtu, ai ka theksuar se kanë informuar policinë dhe Ambasadën në Shkup, por ende nuk kanë marrë ndihmë në lidhje me situatën.

<

Kushdo që disponon informacione në lidhje me këta persona ose automjetin e tyre, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674, ose të njoftojë Policinë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement