Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

A është e dëmshme kërcitja e gishtave? Ja çfarë thonë ekspertët

A është e dëmshme kërcitja e gishtave? Ja çfarë thonë ekspertët

Kërcitja e gishtave është një zakon i njohur, që në shumicën e rasteve nuk është lidhur me shfaqjen e artritit.

Një rast i njohur në këtë kontekst është ai i Donald Unger, i cili për më shumë se 50 vjet është angazhuar në kërcitjen e gishtave vetëm të dorës së majtë. Ai e la dorën e djathtë pa e kërcitur. Në moshën 72-vjeçare, rrezet X treguan se asnjëra nga duar nuk kishte shenja të artritit.

Por çfarë e shkakton tingullin karakteristik të kërcitjes? Brenda nyjeve ndodhet lëngu sinovial, i cili vepron si lubrifikant. Kur nyja tërhiqet ose përkulet, ndodhin ndryshime në presion, duke çuar në krijimin e flluskave të gazit. Shpërthimi i këtyre flluskave është ai që prodhon tingullin e kërcitjes, siç raporton BBC.

Ekspertët theksojnë se kërcitja e zakonshme e gishtave është përgjithësisht e padëmshme. Megjithatë, nëse ky proces shoqërohet me dhimbje, ënjtje ose shqetësime të tjera, rekomandohet të bëhet një kontroll mjekësor.

Veçanërisht kujdes i madh duhet treguar me kërcitjen e qafës, sidomos kur ajo bëhet me forcë, pasi mund të shkaktojë dëmtime.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement