Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Mijëra pronarë macesh në Britani përballen me rrezikun e gjobave të larta, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja për mikroçipimin e maceve.

Në të njëjtën kohë, qendrat e shpëtimit po ballafaqohen me një krizë të rëndë. Sipas një raporti të BBC Breakfast, numri i maceve nën kujdesin e RSPCA-së ka tejkaluar për herë të parë atë të qenve, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme në historinë e organizatës.

Gjatë muajit qershor, RSPCA ka pranuar 551 mace, dhe tashmë organizata paralajmëron se po i mbaron hapësira. Ata bëjnë thirrje qytetarëve të adoptojnë kafshë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.

Pronari i një maceje duhet të respektojë rregullat e reja për mikroçipimin. Nëse një mace nuk është mikroçipuar, pronari ka 21 ditë për ta pajisur kafshën me mikroçip. Mungesa e kësaj veprimi mund t’i sjellë atij një gjobë që arrin deri në 500 paund.

Mikroçipi, një pajisje e vogël sa një kokërr orizi, vendoset nën lëkurë. Ai përmban një numër unik që regjistrohet në një bazë të dhënash. Në rast humbjeje ose endjeje, skanimi i mikroçipit lejon identifikimin e pronarit dhe kthimin e maceve në shtëpi.

Sipas korrespondentit të BBC-së, Nick Dixon, kriza në qendrat e shpëtimit lidhet me disa faktorë. Gjatë verës, zakonisht ka më pak adoptime dhe kjo përkon edhe me sezonin e shumimit të maceve.

RSPCA ka raportuar një rritje prej 49% të incidenteve të lidhura me macet këtë vit, ndërsa rastet e maceve dhe koteleve endacake janë rritur me 190%. Organizatat për mbrojtjen e kafshëve paralajmërojnë se situata po rëndohet akoma më shumë nga kriza e kostos së jetesës, duke bërë që shumë qendra të shpëtimit të hasin lista të gjata pritjeje për pranimin e maceve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement