Cristiano Ronaldo ka shprehur ngushëllime ndaj Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare.
Pavarësisht rivalitetit që i ka shoqëruar për vite me radhë, Ronaldo ka zgjedhur të qëndrojë pranë rivalit të tij në një moment kaq të vështirë. Ai ka shkruar në reagimin e tij: “Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit e tu në këto momente të vështira, Leo. Qëndro i fortë.”
Në një mesazh emocional, Messi ka kujtuar rolin e rëndësishëm që babai i tij kishte në jetën dhe karrierën e tij. Jorge Messi ishte ndihmës dhe këshilltar i tij për shumë vite, duke lënë një ndikim të thellë në jetën e argjentinasit.
Messi nënvizoi se vlerat dhe mësimet e babait të tij do të vazhdojnë të jenë të pranishme në mënyrën se si ai i rrit fëmijët e tij.
Mesazhi i Ronaldos ka marrë vëmendje të madhe, duke treguar se rivaliteti mes dy prej futbollistëve më të mëdhenj të histori është mbizotëruar nga humanizmi dhe solidariteti në momentet e vështira.



















You must be logged in to post a comment Login