Aktorja e njohur Monica Bellucci ka theksuar se nuk e vlerëson një rol sipas madhësisë së tij, por përmes mundësisë që i ofron për të provuar diçka të re.
Në një intervistë të dhënë për “Variety”, Bellucci shprehu se edhe një rol i vogël mund të ketë rëndësi, nëse historia ose regjisorja ofrojnë një përvojë të ndryshme. Ajo përmendi paraqitjen e saj në “Twin Peaks” të David Lynch, ku pati vetëm një skenë.
“Unë thjesht dua të jem e lirë. Më pëlqen elementi i befasisë dhe kur regjisorët më vijnë me ide që nuk i kam menduar më parë,” shprehu aktorja 61-vjeçare.
Bellucci theksoi gjithashtu se përvoja e fituar me kalimin e viteve u jep aktoreve mundësinë për të interpretuar emocione që nuk do të ishin në gjendje t’i sillnin në ekran në moshë më të re. Ajo vuri në dukje se mundësitë për aktoret mbi 40 vjeç po rriten gradualisht.
Së shpejti, Bellucci do të shfaqet në filmin “Ketticè”, ku do të luajë rolin e një gruaje të pakënaqur dhe të zemëruar, një personazh që e përshkroi si shumë të ndryshëm nga ata të mëparshmit.
Megjithatë, aktorja theksoi se pavarësisht dashurisë për kinemanë, “jeta është më e rëndësishme.”



















You must be logged in to post a comment Login