Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik: Disa viktima u dogjën për së gjalli

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik: Disa viktima u dogjën për së gjalli

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, e lidhur me vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 6 prill 1999, në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Në aktakuzë, S.S. dyshohet se, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe dhe me S.T., i cili tashmë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mori pjesë në vrasjen e civilëve.

Prokuroria pretendon se viktimat u vranë gjatë një aksioni të forcave serbe në këtë fshat. Në aktakuzë përfshihen detaje të rënda për trajtimin e viktimave.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, disa prej viktimave raportohet se janë djegur për së gjalli, ndërsa disa të tjera pas vrasjes.

Rasti është dërguar tashmë në procedurë gjyqësore, duke e kaluar S.S. përballë akuzave për krime lufte kundër popullsisë civile. Prokuroria ka theksuar se aktakuza është ngritur mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e të pandehurit në këto ngjarje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement