Një turiste 32-vjeçare me nënshtetësi holandeze, e cila jeton dhe punon në Afrikë, u shtrua në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pesë ditë më parë. Ajo paraqiti probleme shëndetësore serioze dhe ishte në gjendje pa vetëdije.
Simptomat e sëmundjes dhe historiku i udhëtimit të saj nxitën dyshime për një infeksion nga malaria, një diagnozë që më vonë u konfirmua nga analizat e kryera.
Lloji i malaries që e preku këtë paciente kishte rrezikuar ndjeshëm jetën e saj. Problemi kryesor ishte sigurimi i terapisë për trajtimin e malaries, pasi Kosova nuk disponon një të tillë. Të gjitha nevojat për terapinë u siguruan brenda ditës në Shkup.
Drejtuesja e Klinikës Infektive, Vera Berisha, njoftoi se pacientja tani ndodhet në një gjendje stabile. Ajo është në gjendje të komunikojë dhe të lëvizë, megjithatë ka nevojë akoma për asistencë me oksigjen.
Specialistët infektologë theksojnë se malaria përhapet kryesisht përmes mushkonjave dhe kontaktit me gjak, ndërsa nuk bartet përmes kontaktit fizik.
Detaje të tjera mund të gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.



















You must be logged in to post a comment Login