Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Si ta mposhtni ‘marren’?

Si ta mposhtni ‘marren’?

Jo të gjithë e gjejnë të lehtë krijimin e njohjeve të reja. Ndërsa disa njerëz shpejt miqësohen dhe komunikojnë pa hezitim me individë të panjohur, të tjerë përjetojnë ankth të madh sa herë që duhet të përballen me situata të tilla.

Djersitë e ftohta, belbëzimi, vështirësitë në të folur dhe ndjenja e humbjes së kontrollit janë disa nga simptomat që shoqërojnë ankthin social. Ekspertët theksojnë se kjo gjendje mund të menaxhohet përmes praktikës dhe ushtrimeve të vazhdueshme.

Një strategji e thjeshtë për të kuptuar më mirë veten është mbajtja e një fletoreje ku të shkruani ndjenjat dhe mendimet që ju lindin në momentet e vështira. Vetëvëzhgimi ndihmon në identifikimin e situatave që shkaktojnë ankth dhe krijon distancë nga ndjenjat e turpit apo pasigurisë.

Shmangia e situatave sociale vetëm sa e forcon ankthin. Përfshirja në biseda me njerëz të rinj, pjesëmarrja në diskutime dhe zgjerimi i rrethit shoqëror janë hapa të domosdoshëm për rritjen e vetëbesimit. Fillimisht, është e dobishme të ushtroheni duke biseduar më shumë me miq dhe familjarë.

Regjistrimi i vetes gjatë një prezantimi ose bisede mund t’ju ndihmojë të identifikoni pikat ku duhet të përmirësoheni. Më pas, analizoni me kujdes mënyrën se si komunikoni.

Një tjetër këshillë është të flisni me ritëm të qetë, të merrni frymë rregullisht dhe të artikuloni qartë fjalët. Të folurit më ngadalë ndihmon në uljen e tensionit dhe rrit sigurinë gjatë komunikimit.

Kontakti viziv është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi krijon besim dhe e bën komunikimin më natyror. Nëse ndiheni në siklet, përqendrohuni fillimisht te një person që ju bën të ndiheni rehat dhe gradualisht zgjeroni kontaktin me të tjerët.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement