Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, gjatë një konference për media, theksoi se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës janë të mbyllura. Kjo ndodhi pavarësisht kërkesave të deputetëve të ish-opozitës për të zhvilluar një seancë për konstituimin e institucionit legjislativ.
Tahiri informoi se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, si dhe Administrata e Kuvendit të Kosovës, ishin njoftuar me kohë për kërkesën e tyre në lidhje me seancën e jashtëzakonshme.
Ai theksoi: “Siç e patë, dyert e sallës ku sonte do të duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës janë të mbyllura. Janë të mbyllura pavarësisht faktit se ne, si grup parlamentar, e kemi lajmëruar me shumicë kryesuesin e seancës, si dhe Administratën e Kuvendit me shkrim, por siç shihet, salla është e mbyllur.”



















You must be logged in to post a comment Login