Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkrumbohet një banesë në Shkodër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Shkrumbohet një banesë në Shkodër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër.

Menjëherë pas njoftimit për incidentin, forcat e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ata kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në objektet përreth.

Sipas informacioneve, fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Shtypi raporton se vetëm janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement