Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, raportoi nga oborri i Kuvendit në Prishtinë. Ajo njoftoi se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po qëndrojnë brenda objektit të Kuvendit në pritje të një vendimi për thirrjen e seancës konstituive që pritet të zhvillohet sonte.
Bajrami theksoi se deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka shprehur kërkesën e partisë për mbajtjen e seancës në mbrëmje, duke e cilësuar si jokushtetuese çdo mbajtje të saj pas skadimit të afatit kushtetues.
“Vlen të theksohet se një kërkesë për mbajtjen e seancës nga ora 22:30 ka pasur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata gjithashtu mbajtën një konferencë për media më herët, ku theksuan se e kanë adresuar kërkesën. Nënkryetari i partisë, Besnik Tahiri, shprehu se janë në pritje të veprimeve dhe procedurave të ardhshme,” tha Bajrami.
Ndiqni detajet e plota për këtë ngjarje.



















You must be logged in to post a comment Login