Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka ftuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të përcjellin legjislativin e ri në Kuvend.
Nëpërmjet një videoje të publikuar nga Kuvendi, Zemaj shprehu shqetësim se situata aktuale po dëmton shtetin dhe përpjekjet e atyre që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai theksoi se LVV, nëpërmjet kryesuesit të Kuvendit, ka thirrur një seancë për nesër, një veprim që ai e konsideron të papranueshëm dhe të paligjshëm. Sipas tij, kjo është një shkelje kushtetuese dhe e dëmton demokracinë e vendit.
“Unë e ftoj LVV-në të vijë dhe të kontribuoni në konstituimin e Kuvendit të Kosovës,” tha Zemaj në videon e tij.
Ai theksoi se nuk do të lejohet shkelja e Kushtetutës dhe kapja e shtetit nga një parti e vetme. “Ndaluni, sepse kjo po e dëmton shtetin dhe vullnetin e qytetarëve,” përfundoi ai, duke bërë thirrje për respektimin e angazhimeve të përbashkëta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.



















You must be logged in to post a comment Login