Dafina Zeqiri ka shpërndarë me ndjekësit e saj një lajm të mrekullueshëm, duke zbuluar gjininë e fëmijës që pret. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen prindër të një djali.
Në një nga fotot e ndara, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje të kaltër, ku shkruhet “It’s a boy”.
Ky informacion i bukur vjen vetëm pak javë pas koncertit të Dafina-s në Tiranë, ku ajo njoftoi se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Gëzimi në familjen e tyre është i madh, sidomos pasi dhe prindërve u kalon ende një vit që nga lindja e djalit të tyre të parë, Daskan. Tani, vogëlushi po përgatitet të ketë një vëlla më të vogël.















You must be logged in to post a comment Login