Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Këngëtarja e njohur publikon PAMJET tronditëse ku drejtori muzikor tenton abuzimin me të

Këngëtarja e njohur publikon PAMJET tronditëse ku drejtori muzikor tenton abuzimin me të

Këngëtarja e njohur e grupit peruan të muzikës cumbia “La Bella Luz”, Naldy Saldaña, ka akuzuar drejtorin muzikor, Cesar Sanchez Chavista, për ngacmim seksual dhe fizik. Ajo ka njoftuar se ka depozituar një kallëzim pranë autoriteteve për këtë rast.

Saldaña, në deklaratën e saj, ka dhënë edhe disa regjistrime audio dhe video që dokumentojnë incidentin sipas pretendimeve të saj. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një situatë ku këngëtarja përpiqet të largohet, ndërsa drejtori muzikor e kap nga krahu dhe e tërheq me forcë, duke vazhduar me sjellje të papërshtatshme.

Pas publikimit të videos, ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh në Peru, ku anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët e grupit “La Bella Luz” kanë shprehur mbështetje për Saldañën.

Ndërkohë, grupi muzikor njoftoi pezullimin e përkohshëm të Cesar Sanchez Chavista deri në përfundimin e hetimeve nga ana e autoriteteve. “La Bella Luz” është një nga grupet më të njohura të muzikës cumbia në Peru, me seli në qytetin Monsefu, dhe ka një popullaritet të madh në vend. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement