Opinionisti Shkumbin Kajtazi ka shprehur mendimin se, nëse procesi i konstituimit të Kuvendit nuk përfundon deri në mesnatë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas mesit të shtatorit.
Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi theksoi rëndësinë e respektimit të afatit për konstituim. Ai beson se, nëse çështja e konstituimit shkon në Gjykatën Kushtetuese, kjo do të çonte në shpalljen e zgjedhjeve.
“Në bindjen time, mbeten edhe dy orë e 40 minuta për të përfunduar këtë proces. Të jeni të sigurt se, nëse situata vazhdon kështu, zgjedhjet do të mbahen më 20 shtator. Nëse dikush interpreton ndryshe dhe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, atëherë, nëse nuk ka rezultat deri sonte në mesnatë, e kemi të domosdoshme të shkojmë në zgjedhje,” përfundoi Kajtazi.
Ndiqni deklaratën e tij të plotë për më tepër detaje.



















You must be logged in to post a comment Login