Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar sot çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë.
Çmimi i naftës do të jetë 1.56 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.40 euro për litër. Gazi, nga ana tjetër, do të shitet me 0.60 euro për litër, sipas informacioneve nga klankosova.tv.
Është e rëndësishme të theksohet se, që nga dje, çmimi i naftës ka pësuar një rritje prej 2 centëve, ndërsa çmimet e benzinës dhe gazit kanë mbetur të pandryshuara.



















You must be logged in to post a comment Login