Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro

Të enjten në mëngjes, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, arrestuan një shtetas të Republikës së Kosovës me inicialet F.S. Ai u ndalua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh” në pikën kufitare në Merdarë të Podujevës.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në përputhje me aktvendimin e Prokurorisë Speciale.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, njoftuan se kanë realizuar një urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh, si dhe 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement