Eurovision 2027 do të organizohet në qytetin bregdetar të Burgasit në Bullgari, konfirmuan organizatorët.
Konkursi është planifikuar të mbahet nga 12 deri më 15 maj, sipas njoftimit të bërë të enjten nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Ky lajm vjen pas fitores historike të këngëtares bullgare Dara në Eurovisionin e këtij viti, që u mbajt në Vjenë të Austrisë. Ajo e siguroi Bullgarisë fitoren e parë në histori me këngën “Bangaranga”.
Drejtori i Eurovision Song Contest, Martin Green, shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Burgasit si destinacion të ardhshëm, duke theksuar se kjo do t’i sjellë konkursit diçka të veçantë.
Konkursi, përfshirë provat, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe, do të zhvillohet në Arena Burgas, stadiumi më i ri sportiv dhe argëtues i Bullgarisë, i hapur në vitin 2023.
Be the first to comment