Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari

Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Jabllanicë të Vogël të Pejës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ahengu. Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:15, dhe policia ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendngjarje.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë sekuestruar një armë e markës Sarsilmaz, një fishek, dy gëzhoja, dy karikatorë dhe një leje e armës. Pas intervistimit nga hetuesit, prokurori i shtetit ka vendosur që i dyshuari të lirohet, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek qytetarët që, gjatë organizimit të ahengjeve dhe festimeve, të përmbahen nga përdorimi i armëve. Policia e Kosovës njofton se do të ndërmarrë masa ndaj atyre që abuzojnë me armët në mënyrë të paligjshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement