Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Filiz Mustafa: I arrestuari i sotëm për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin

Filiz Mustafa: I arrestuari i sotëm për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, Filiz Mustafa, ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se tregon Fehim Sali, i cili është arrestuar sot nën akuzat për spiunazh për BIA-n serbe. Në foto, Sali shihet në shoqërinë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Mustafa: “Ky fotografim, i bërë para disa vitesh, tregon Ivica Daçiq dhe Fehim Sali bashkë. Ky informacion duhet të shërbejë si argument për autoritetet dhe ish-pushtetarët lokalë në Sharr (LDK dhe PDK) për të ndërprerë çdo bashkëpunim me këtë person, i cili ka qenë gjithmonë i njohur për shërbimin që i bën.”

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Fehim Sali raportohet të ketë qenë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh me lidhje me BIA-n serbe. Rrethanat dhe detajet e arrestimit pritet të sqarohen nga institucionet kompetente.

Sali, i cili është arsimtar në një shkollë në Dragash që funksionon sipas sistemit të Serbisë, u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij. Gjatë operacionit, janë sekuestruar rreth 40 mijë euro, 500 dinarë, katër telefona dhe dokumente që lidhen me çështjen.

Ivica Daçiq, personi që shihet në fotografinë e publikuar, aktualisht mban postin e ministrit të Brendshëm të Serbisë dhe zëvendëskryeministër.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement