Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Vazhdon “beteja” Swift-Trump, muzika e saj hiqet nga videot e presidentit

Vazhdon “beteja” Swift-Trump, muzika e saj hiqet nga videot e presidentit

Beteja mes këngëtares Taylor Swift dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump vazhdon të ndodhi. Kohët e fundit, një video me muzikën e saj u publikua në llogarinë e Trumpit në TikTok, duke shkaktuar reagimin e saj.

Sipas revistës amerikane Billboard, videoja, që u shpërnda të mërkurën, shfaqte një montazh të paraqitjeve publike të Trumpit, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “I Bet You Think About Me” e lansuar në vitin 2021. Një ditë më vonë, kënga u hoq nga videoja. Teksti i videos përmbante një mesazh që thoshte: “Ne e dimë që po mendoni për ne”, duke bërë referencë ndaj titullit të këngës.

Këtë muaj, një tjetër këngë e Swift, “August”, u hoq gjithashtu nga një video e Trumpit. Trump kishte shprehur se këngëtarja “ndoshta do të ishte shumë e lumtur” me përdorimin e muzikës së saj. Në nëntor, një video tjetër që përdorte këngën “Father Figure” nga Taylor Swift u hoq gjithashtu.

Tensionet midis Swiftit dhe Trumpit nuk janë të reja. Në vitin 2024, këngëtarja shprehu mbështetje për Kamala Harris në lidhje me zgjedhjet amerikane. Trump reagoi në platformën e tij Truth Social duke thënë: “E urrej Taylor Swift-in.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement