Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

E pazakontë në ShBA: Qeni shkakton zjarr, ngordhin tri kafshë (VIDEO)

E pazakontë në ShBA: Qeni shkakton zjarr, ngordhin tri kafshë (VIDEO)

Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë dokumentuar një incident tragjik në një banesë në Maryland, Shtetet e Bashkuara, ku dyshohet se një qen shkaktoi një zjarr të madh.

Në video, shfaqet një Labrador që lëviz në kuzhinë dhe përpiqet disa herë të ngjitet mbi banak. Pak çaste më vonë, pranë frigoriferit, shfaqet një dritë portokalli, e cila duket se shënon fillimin e flakëve, sipas raportimeve të ABC News.

Sipas Zyrës së Marshalit të Zjarrfikësve të Shtetit të Marylandit, zjarri rezultoi tragjik, duke shkaktuar vdekjen e tre kafshëve shtëpiake: një qen dhe dy mace.

Autoritetet kanë njoftuar se hetimet e kryera treguan se zjarri nisi në zonën e kuzhinës. Pamjet video luajtën një rol të rëndësishëm në rindërtimin e ngjarjes dhe në përcaktimin e shkakut të mundshëm të kësaj fatkeqësie.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement