Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale

Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale

Një kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe ndaj disa individëve të tjerë. Kallëzimi pretendon shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kallëzimin e kanë dorëzuar Gani Geci dhe avokati i tij, Gent Gjini. Geci ka shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve politike dhe ka kërkuar nga institucionet që të hetojnë përgjegjësit për këto shkelje. Ai theksoi se tensionet e tanishme mund të shkaktojnë rreziqe serioze për vendin.

“Ne sot kemi dorëzuar një kallëzim penal. Është një kallëzim kundër kryeministrit, që ka qenë në detyrë për dy-tre vjet, dhe kundër të tjerëve që shkelin Kushtetutën. Kam dërguar një mesazh më herët, duke kërkuar që Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mbrohet me çdo mjet. Kam parë tensione, dhe kam ardhur këtu për të bërë kallëzim, sepse rreziku për vendin është i madh,” tha Geci.

Kur u pyet lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Geci u shpreh se është për koalicion, por kritikoi Kryeministrin Kurti për mosgatishmëri për të bashkëpunuar me të tjerët.

“Koalicionet ndodhin kur ekziston besim. Ky njeri nuk dëshiron bashkëpunim. Ai do të vendosë disa kushte për marrëveshjet, që shpesh pengojnë një bashkëpunim të vërtetë,” tha Geci.

Lidhur me pritjet për vendimin e Prokurorisë, Geci theksoi se nuk donte të përzihej në punët e saj. Ai theksoi se kallëzimi është kryer për të kërkuar hetim mbi ata që mund të kenë shkelur Kushtetutën, duke e lidhur këtë me një nen të Kodit Penal mbi “detyrën zyrtare”.

Avokati Gent Gjini theksoi se kallëzimi është i bazuar në prova dhe fakte. Ai bëri thirrje për masa të përkohshme nga Prokuroria, duke u mbështetur në vendimet e Gjykatës Supreme, e cila ndalon deputetët të ushtrojnë funksione ekzekutive dhe legjislative njëkohësisht.

“Ky kallëzim penal i identifikon veprat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Të njëjtit deputetë që ushtrojnë postet ministrore po marrin dy paga. Kjo po cenohet ndarja e pushteteve dhe, për më tepër, ata nuk po e respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme,” përfundoi Gjini.

Sipas tij, është e rëndësishme që Prokuroria të reagojë me seriozitet për të mbrojtur sistemin dhe vendin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement