Kylie Jenner ka festuar mbushjen e 29-vjetorit të saj me një ngjarje të mahnitshme në Beverly Hills, duke shënuar kështu vitin e fundit të të 20-ave. Tema e mbrëmjes ishte “Princess Kitty”, ku ngjyra rozë ishte e pranishme në çdo detaj, nga dekori tek veshjet dhe tortat.
Për këtë ditë të veçantë, Kylie zgjodhi një fustan të shkurtër në nuancë të rozës së ndezur, e cila e kompletoi me një diademë, duke u shndërruar në “princeshën” e natës. Ajo pati gjithashtu këpucë Gucci me pupla dhe e gjithë pamja e saj, përfshirë grimin dhe thonjtë, ishte në përputhje me temën rozë.
Ndër të ftuarit e saj të famshëm ishin Hailey Bieber, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe vajza e saj, Stormi. Ambienti i festës ishte gjithashtu i dizajnuar sipas temës “Princess Kitty”, me një dekor tërheqës dhe tortë rozë.



















You must be logged in to post a comment Login