Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Barcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin

Barcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin

Barcelona ka vendosur të monitorojë Lautaro Martinezin si një alternativë për sulmin, nëse nuk mund të finalizojë transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madrid.

Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim me Alejandro Camano, agjentin e kapitenit të Interit. Ky kontakt është bërë për të kuptuar situatën e sulmuesit argjentinas dhe kushtet e mundshme për një marrëveshje.

Megjithatë, në këtë fazë, nuk ka negociata konkrete me Interin, dhe Barcelona nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për Lautaron. Kjo situatë duket se është thjesht një sondazh fillestar.

Ndërkohë, në Milano, pozita e Interit është e qartë: klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kapiteni dhe lideri i skuadrës. Lautaro ka një kontratë me klubin deri në vitin 2029, dhe largimi i tij do të ishte një goditje e rëndë si në aspektin sportiv ashtu edhe për lidershipin e skuadrës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement