Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dënohet deklarata e ministres serbe: Mendësi e vazhdueshme e politikës në Beograd (VIDEO)

Dënohet deklarata e ministres serbe: Mendësi e vazhdueshme e politikës në Beograd (VIDEO)

Deklarata e ministres së Administratës Publike të Serbisë, Snezana Paunoviq, ka shkaktuar reagime të forta në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Ajo tha se, nëse do të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviq, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.

Kjo deklaratë ka bërë që Kosova të shpallë ministren serbe “non-grata”, ndërsa ka ngjallur shqetësime edhe në Tiranë dhe në institucionet evropiane. Gazetari Arientin Abdyli, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, theksoi se ky qëndrim tregon mendësinë e udhëheqësisë aktuale në Serbi. Ai e përmendi ditën e deklaratës, duke e lidhur atë me përvjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Abdyli theksoi se Paunoviq harroi të përmendë se Millosheviqi kishte tentuar një gjë të tillë, por nuk arriti falë rezistencës së popullit shqiptar dhe intervenimit të NATO-s. Sipas tij, kjo deklaratë reflektoka mendimin aktual të liderëve serbë, përfshirë presidentin Vuçiç.

Nga ana tjetër, gazetari Gazmend Morina vuri në dukje se këto deklarata tregojnë dëshirën e Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës. Ai theksoi se ndonjëherë këto mendime shprehen spontanisht, por ato janë reflektim i qëllimeve të thella të politikës serbe.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, gjithashtu u shpreh në emisionin “Kosova Today”. Ai theksoi se sulmet terroriste në Banjskë dhe infrastrukturën kritike të Kosovës dëshmojnë për cenueshmërinë e kësaj të fundit në rajon. Elezi tha se kjo situatë e sigurisë është rezultat i politikës zyrtare të Beogradit, e cila vazhdon të kërcënojë stabilitetin e Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement