Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother” kanë filluar, dhe aktualisht po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së banorëve. Alaudin Hamiti ka njoftuar se emrat e shqyrtuar deri tani duken të jenë të një kasti shumë premtues.
Një detaj i parë konkret ka dalë në sipërfaqe. I pyetur nga një ndjekës për të zbuluar vetëm një banor, Alaudini u përgjigj shkurt: “Në rregull… zhigolo”. Kështu, pa zbuluar emrin, ai ka konfirmuar se një prej profileve të edicionit të ardhshëm do të jetë një zhigolo, duke paralajmëruar një tjetër kast të cilin pritet ta ngjallë debat dhe reagime.
Gjatë viteve, “Big Brother” në Kosovë ka dalë për zgjedhje të guximshme, duke përfshirë personazhe nga komuniteti LGBT+ dhe figura si Alby, e cila kishte punuar si aktore në filma për të rritur para se të hynte në edicionin e dytë. Ky format ka sjellë në ekran profile që më herët ishin të rralla në televizionin kosovar, duke thyer disa tabu.
Sa i përket BBVK 5, ende nuk është bërë publike një datë konkrete për fillimin, por Alaudini ka konfirmuar se nisja pritet gjatë vjeshtës. Ndërkohë, mbetet mister për studiojn, pasi moderatori ka vendosur të mos zbulojë detaje për ndryshimet që do të bëhen këtë sezon, duke lënë hapësirë për surpriza edhe në netët Prime.
Pra, BBVK 5 do të rikthehet në vjeshtë, kasti po vazhdon të ndërtohet dhe tashmë është zbuluar profili i parë: një zhigolo. Për më shumë informacione nga reality show më i ndjekur, ndiqni zhvillimet edhe gjatë gushtit, pasi Prive by Liberta Spahiu vazhdon të japë lajme dhe përditësime.



















You must be logged in to post a comment Login