Motrat Mustafa, Sahide dhe Safete, kanë bërë një ndryshim të dukshëm në stilin e tyre duke u shfaqur me një paraqitje elegante.
Të dyja janë shumë të njohura për stilin dhe elegancën e tyre dhe këtë herë kanë pozuar së bashku si modele. Në një fotografi të përbashkët, ato paraqiten me poza që i përngjajnë atyre të profesionistëve të modës.
Megjithëse ndodhen në të 50-at, Sahide dhe Safete vazhdojnë të impresionojnë me bukurinë e tyre. Kjo paraqitje tregon edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj stilit dhe pamjes personale, duke ruajtur një elegancë të veçantë.



















You must be logged in to post a comment Login