Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka paralajmëruar se partia e saj do të vazhdojë të angazhohet, në një kohë kur, sipas saj, Kosova po përballet me një situatë të rëndë politike.
Gjatë një intervistë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Deliu-Kodra iu bëri thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojnë mbi pasojat që kjo situatë po i sjell vendit.
Ajo nënvizoi se PDK nuk do të ndalojë aktivitetet e saj. “Do të jemi në Kuvend, në rrugë, kudo për ta mbrojtur rendin kushtetues të Republikës. Po iu bëj thirrje deputetëve të LVV-së që të mendojnë për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës. Ky stagnim do të jetë në dëm të interesit jetik të Republikës,” deklaroi Deliu-Kodra.



















You must be logged in to post a comment Login