Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Duke marrë parasysh situatën e qëndrueshme të sigurisë, NATO ka njoftuar planin për të zvogëluar gradualisht numrin e trupave të saj gjatë vitit të ardhshëm. Ky informacion u shpall nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) ditën e premte.

Ministria zvicerane e mbrojtjes theksoi se njoftimi nuk ka ndonjë ndikim në operacionet e Swisscoy, pasi Zvicra nuk po kontribuon me forca këmbësorie në mision. Sipas agjencisë së lajmeve “Keystone-SDA”, transmetuar nga “Swissinfo”, kontingjenti zviceran vazhdon të mbajë një rol të rëndësishëm duke kryer detyra kritike si monitorimi i situatës, transporti dhe mbështetje në selinë e KFOR-it. Momentalisht, forca maksimale e Swisscoy përfshin 215 ushtarë.

Pas incidenteve të dhunshme që ndodhën në vitin 2023, KFOR ka forcuar praniën e saj me ndihmën e forcave rezervë të NATO-s. Edhe pse situata e sigurisë ka treguar stabilizim, ministira zvicerane thekson se ajo mbetet e paqëndrueshme.

Aktualisht, në misionin KFOR, udhëhequr nga NATO, janë të vendosur rreth 4,600 ushtarë. Shtetet e Bashkuara, me rreth 600 ushtarë në Kosovë, kanë sinjalizuar qëllimin e tyre për të reduktuar kontributin në KFOR. Në këtë mision marrin pjesë gjithsej 31 vende.

Që prej vitit 1999, Forcat e Armatosura Zvicerane kanë realizuar dislokimin e tyre më të madh jashtë kufijve të vendit në Kosovë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement