Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar rritjen e mbështetjes nga vendet evropiane për sistemet e mbrojtjes ajrore, pas një vale tjetër sulmesh nga Rusia ndaj Ukrainës.
Në një postim në X, Zelensky theksoi se interceptorët evropianë “nuk mund të lejohen thjesht të qëndrojnë në magazina”. Ai nënvizon se këto sisteme janë të nevojshme për mbrojtjen e jetëve dhe infrastrukturës.
Presidenti ukrainas po ashtu pretendon se Rusia po përdor raketat balistike të Koresë së Veriut për të goditur infrastrukturën dhe për të shkaktuar viktima në Evropë, sipas raportimeve nga BBC.
Zelensky theksoi se paketat e reja të ndihmës ushtarake do të nënkuptonin “shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës çdo ditë”.
