Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri

Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 21:00 janë regjistruar gjithsej 26 vatra zjarri. Nga këto, 8 vatra mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është nën kontroll.

Për të përballuar situatën, është duke u realizuar një angazhim i koordinuar nga strukturat vendore dhe ato qendrore. Në këtë proces po kontribuojnë 270 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në zonën e Gojan–Gjegjan në Pukë, po vazhdon puna intensive për shuarjen dhe izolimin e vatrave në një terren të vështirë. Pjesë e ekipit janë 6 automjete zjarrfikëse, 29 efektivë të MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake, 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga një automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë. Forcat janë pozicionuar në pikat me rrezik për ndërhyrje të menjëhershme. Falë këtyre ndërhyrjeve, janë shpëtuar 2 banesa, ndërsa janë marrë masa për evakuimin e disa banorëve.

Në Shtanë të Mirditës, po vazhdon angazhimi për mbrojtjen e zonës së banuar, me 40 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së. Ndihmësit përfshijnë 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Policia e Shtetit ka evakuuar banorët në rrezik, ndërsa në zonë është dislokuar edhe një ambulancë.

Në Dukat të Vlorës, angazhimi po forcohet në mënyrë të ndjeshme. Në terren veprojnë 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë, 8 punonjës të pyjores, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum, dhe 100 efektivë të FA-së. Operacioni ajror po mbështetet nga 2 avionë Air Tractor. Pavarësisht shtrirjes së vatrave drejt malit, nuk ka rrezik për banesat.

Në Dajt të Tiranës, vazhdojnë përpjekjet për izolimin e vatrave të mbetura me 30 efektivë të FA-së, 13 efektivë të MZSH-së, 9 forca të AZM-së dhe 1 helikopter të FA-së. Disa vatra janë izoluar plotësisht, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Bërshi të Klosit, janë angazhuar gjithashtu 5 efektivë zjarrfikës, 10 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, deri tani, ndërhyrjet kanë sjellë përmirësime në disa zona. Farka është nën kontroll, ndërsa Mal Miloti, Lufaj, Kalivaç dhe mali i Çikës mbahen nën mbikëqyrje. Në Mal Milot, zjarri është shuar falë ndërhyrjes së strukturave vendore dhe FA-së.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement