Gjashtë vjet pas shndërrimit në një emision të përditshëm, “Për’puthen” do të vazhdojë transmetimin në sezonin e ri me disa ndryshime të rëndësishme.
Sipas burimeve të sigurta nga Prive, Megi Pojani nuk do të jetë më në rolin e moderatores së këtij programi. Ndryshime të rëndësishme priten edhe në autorësinë e formatit, e cila gjatë sezonit të fundit përfshinte Megin dhe Neda Ballukun.
Ende nuk është bërë e qartë se kush do ta pasojë Megin, por përfliten në prapaskenë dy ish-banorë të “Big Brother VIP”.
Emisioni “Për’puthen” u shndërrua në një fenomen televiziv gjatë pandemisë, me historitë dhe personazhet që dominin rrjetet sociale dhe shënonin shifra rekord të shikueshmërisë. Megjithatë, interesi për formatin ka rënë ndjeshëm në sezonet pasuese. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të mbetet një nga emisionet më të ndjekura gjatë pasdites në Top Channel.
Do të jetë interesante të shihet nëse ndryshimet e reja do t’i japin një frymë të re programit dhe kush do të jetë fytyra që do ta merr drejtimin.



















You must be logged in to post a comment Login