Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë

Zjarret masive në Francë, evakuohen mbi 220 mijë banorë

Franca po përballet me një nga zjarret më të mëdha pyjore në dekadat e fundit. Flakët pranë Bordeaux kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 220 mijë njerëz në jugperëndim të vendit.

Vetëm gjatë natës së fundit, rreth 55 mijë banorë janë larguar nga zonat e prekura në rajonin e Gironde. Zjarri ka shkatërruar rreth 42 mijë hektarë pyje në këtë zonë.

Që nga fillimi i vitit, në të gjithë Francën janë shkatërruar afro 98 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, sipas raportimeve nga Reuters.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve, janë angazhuar mijëra zjarrfikës, ushtarakë dhe pjesëtarë të policisë. Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet e vështirë, për shkak të përhapjes së paparashikueshme të flakëve.

Si pasojë e zjarreve, një pjesë e autostradës A63 drejt Spanjës është mbyllur, ndërsa aeroporti i Bordeaux ka regjistruar vonesa dhe anulime fluturimesh.

Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar mbështetje për zonat e prekura dhe rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë natyrore.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement