Edukatorja e një kopshti privat, Brunilda Haxhiu, është arrestuar nga Policia e Tiranës për dhunë ndaj një fëmije dyvjeçar brenda institucionit.
Sipas burimeve, arrestimi u krye pas një denoncimi nga babai i fëmijës, i cili vuri re shenjat e dhunës në fytyrën e djalit të tij. Fëmija kishte një të nxirë në faqe dhe skuqje në veshët.
Gjatë marrjes në pyetje, 32-vjeçarja shprehu se situata kishte qenë momentale. Ajo tha: “Nuk e di se çfarë më gjeti, thjesht po qante dhe nuk e durova dot.”
Pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se edukatorja ka ushtruar dhunë, çka çoi në arrestimin e saj në flagrancë.



















You must be logged in to post a comment Login