Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar para delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm se dobësimi i partisë ndikon negativisht në demokraci dhe në avancimin e saj politik.
Abdixhiku theksoi se kur qëllimi është rrëzimi i institucioneve që simbolizojnë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, ky proces nuk e bën LDK-në as më të fortë, as më të organizuar dhe as më të bashkuar.
Ai gjithashtu u shpreh se çdo vendim i marrë deri më tani ka qenë në interes të partisë dhe jo për përfitime personale.



















You must be logged in to post a comment Login