Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Partia Socialiste do të vazhdojë të qeverisë, pavarësisht protestave. Ai theksoi se mandati i saj buron nga vota e qytetarëve dhe mbështetjes parlamentare.
Rama, duke iu përgjigjur pyetjes se pse dëshiron të qëndrojë në pushtet pas 13 vitesh, theksoi se në një demokraci, pushteti nuk mund të trashëgohet apo të dorëzohet sipas dëshirës. Ai shprehu se kjo bëhet vetëm në përputhje me vullnetin e popullit.
“Një parti politike as e trashëgon timonin e pushtetit, as ka të drejtë ta lëshojë rrugës për disa që duan ta ngasin makinën e pushtetit. Partia Socialiste do të ushtrojë pushtet deri sa populli ta ketë mbështetur”, tha Rama.
Ai shtoi se nuk ka të drejtë të vendosë kush duhet të jetë në qeveri apo në opozitë, pasi kjo përcaktohet vetëm nga qytetarët me votë.
Rama komentoi edhe thirrjet për dorëheqjen e tij, duke theksuar se nuk mund të largohet nga detyra për shkak se “një pakicë thërret në kor.”
“‘Rama jepe dorëheqjen’, ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon. Por të largohem nga detyra vetëm pse një pakicë thërret është thjesht braktisje e një përgjegjësie të madhe,” u shpreh ai.
Në përfundim, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se misioni i Partisë Socialiste do të vazhdojë deri në realizimin e objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Misioni ynë do të vazhdojë deri në vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Evropës së bashkuar,” përfundoi Rama, sipas A2.



















You must be logged in to post a comment Login