Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Briteot nisin pushimet e para bashkë, ky është destinacioni fantastik

Briteot nisin pushimet e para bashkë, ky është destinacioni fantastik

Brikena dhe Mateo, çifti i njohur nga “Big Brother VIP Albania 5”, kanë nisur pushimet e tyre pas përfundimit të angazhimeve në “Top Arena”.

Ata kanë zgjedhur Bodrumin, një nga destinacionet më të njohura turistike në Turqi, për disa ditë relaksi, larg angazhimeve të përditshme. Për këtë udhëtim, dyshja ka zgjedhur resortin “La Blanche Island Bodrum”, një kompleks me pesë yje që ndodhet në bregdetin e Egjeut. Ky resort shtrihet në një gadishull privat prej rreth 82 mijë metrash katrorë dhe ofron një koncept “ultra all-inclusive”, me plazh privat, gjashtë pishina, spa dhe restorante me pamje nga deti.

Marrëdhënia e tyre, edhe jashtë shtëpisë së famshme, nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Brikena dhe Mateo kanë kaluar nëpër disa ulje-ngritje, përfshirë prishje dhe pajtime, të cilat janë komentuar vazhdimisht nga publiku.

Megjithatë, momentalisht duket se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme. Pushimet e përbashkëta tregojnë se ata kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe po shijojnë lidhjen, duke ndarë herë pas here momente nga koha që kalojnë së bashku.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement