Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Sara Hoxha me “kunj” për Erik Fullanin pas aludimeve të fundit

Sara Hoxha me “kunj” për Erik Fullanin pas aludimeve të fundit

Pak ditë pas publikimit të disa pamjeve në media dhe rrjete sociale, ku thuhej se ish-partneri i saj, Erik Fullani, ishte parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve, Sara Hoxha ka ndarë një reflektim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në një postim në InstaStory, influencerja shprehet se jeta bëhet më e lehtë kur lë pas gjërat që nuk i përkasin më. Ajo shkruan: “Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur”.

Ky mesazh ka shkaktuar dyshime te ndjekësit, të cilët besojnë se mund të ketë lidhje me situatën e saj të fundit dhe raportimet për Erik Fullanin. Megjithatë, Sara nuk përmend emra dhe nuk konfirmon nëse postimi lidhet me ish-partnerin e saj.

Deri tani, gjithçka mbetet në nivel aludimesh, pasi influencerja nuk ka ofruar më shumë detaje ose sqarime lidhur me këtë mesazh. Për më tepër, të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, pavarësisht thashethemeve të fundit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement