Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trump përgëzon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq të Balogun: Ishte një padrejtësi e madhe

Trump përgëzon FIFA-n për anulimin e kartonit të kuq të Balogun: Ishte një padrejtësi e madhe

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë një lajm të rëndësishëm para ndeshjes së saj ndaj Belgjikës në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës 2026. FIFA ka anuluar kartonin e kuq të Folarin Balogunit, duke i dhënë mundësinë sulmuesit të marrë pjesë në këtë përballje vendimtare.

Balogun ishte përjashtuar nga ndeshja e kaluar ndaj Bosnjë e Hercegovinës, ku ai mori kartonin e kuq. Ky vendim fillimisht nënkuptonte pezullimin e tij për ndeshjen e ardhshme.

Sipas raportimeve, FIFA e ka konsideruar këtë ndëshkim si të gabuar. Përveç anulimit të pezullimit të Balogunit, ajo vendosi gjithashtu të pezullojë për një vit arbitrin që drejtoi atë takim.

<

Pas këtij vendimi, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu falenderime për FIFA-n përmes një postimi në platformën e tij Truth Social. Ai tha se ishte falënderues që ishte përmbysur një padrejtësi e madhe.

Presidenti Trump ka marrëdhënie të afërta me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Sipas raportimeve, ata pritet të jenë të pranishëm në ceremoninë e finales së Botërorit 2026, ku do t’i dorëzojnë trofeun ekipit fitues.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement