Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Mbulimi i nuses me dukat, traditë apo shpërfaqje e luksit? (VIDEO)

Mbulimi i nuses me dukat, traditë apo shpërfaqje e luksit? (VIDEO)

Një postim në rrjetet sociale ka iniciuar një debat të gjerë mbi traditën e dhënies së arit në dasma. Kjo traditë për shumë njerëz është një simbol luksi, ndërsa për të tjerët paraqet një formë sigurie ekonomike për gratë.

Ky debat ngre pyetjen: A është ari vetëm zbukurim dhe status apo një plan B në një shoqëri ku gratë akoma nuk gëzojnë pavarësi financiare?

Në emisionin “Ora Shtatë” u diskutua për këtë çështje nga aktivistja Besa Mahmuti dhe gazetarja Dafina Qela. Qela theksoi se stolitë e arit janë një barrë financiare për të dy familjet, si për familjen e nuses ashtu edhe për atë të dhëndrit.

“Unë mendoj se femrat duhet të jenë më vigjilente, duke kërkuar të drejtat e tyre pronësore te babai, si dhe në lidhje me pjesën e arit. Pajta e nusërisë ka qenë një traditë shumëvjeçare për shqiptarët. Mendoj se sot kjo traditë nuk duhet praktikur, pasi rinia përballet me sfida të shumta në jetën e përditshme, andaj nuk duhet të angazhohen me gjëra të shtrenjta,” u shpreh gazetarja në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Mahmuti theksoi se ari nuk ka qenë ndonjëherë vetëm një simbol dashurie, por një formë sigurie financiare për nusen.

“Sipas teorisë, ajo është dashur ta mbajë atë, pa pasur askënd tjetër me të drejtë ta përdorë apo ta shesë. Në rast se burri vdes ose ndodh ndonjë ngjarje e papritur, ajo merrte një mbështetje financiare. Megjithatë, në praktikë, shumë gra janë detyruar ta shesin arin për të shlyer borxhet e burrave apo të tjerëve,” ka thënë ajo në “Ora Shtatë.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement