Me 61 departamente në alarm të kuq për nxehtësinë ekstreme, situata për ata që flenë jashtë është veçanërisht e rëndë. Në Marsejë, ekipet e ndihmës së shpejtë ofrojnë ujë, mbështetje dhe strehim për ata që janë më të ekspozuar.
Vala e të nxehtit vazhdon të godasë Francën, ku 61 departamente janë ende në alert të kuq. Megjithatë, një përmirësim i lehtë pritet nga e shtuna, kur alarmi mund të hiqet në 13 departamente të qendrës dhe jugperëndimit të vendit.
Edhe pse priten temperatura më të ulëta, ato gjithsesi mbeten shumë të larta. Njerëzit po përdorin çdo mjete të mundshme për t’u përballur me vapën, përfshirë ajerin e kondicionuar dhe dushin. Ndërsa ata që flenë në rrugë nuk kanë këto opsione, duke i lënë ata në një situatë shumë të vështirë.
Në Marsejë, Francis Vernède, presidenti rajonal i Fondacionit për strehimin e personave në nevojë, është angazhuar për të ndihmuar ata që janë në këtë situatë. Ai thekson se ata janë jashtëzakonisht të prekshëm gjatë gjithë vitit. Pavarësisht se njerëzit zakonisht mendojnë për të pastrehët gjatë dimrit, shkalla e vdekshmërisë së tyre është po aq e lartë – nëse jo më e lartë – në verë. Nxehtësia, sipas tij, është një problem serioz.
Vernède i bën thirrje Ministrit të Strehimit dhe Ministrit të Çështjeve Sociale që të veprojnë me urgjencë. Ai thekson se kjo çështje nuk është vetëm buxhetore, por lidhet me dinjitetin dhe mbijetesën e këtyre njerëzve.
Sipas grupit të fushatës Les Morts de la rue, pothuajse 30% e vdekjeve mes njerëzve të pastrehë ndodhin gjatë muajve të verës.



















You must be logged in to post a comment Login