Superliga e Kosovës ka nisur sezonin e ri me shumë gola, por gjithashtu me disa shqetësime në lidhje me nivelin dhe vlerën e kampionatit.
Duke diskutuar për fillimin e këtij edicioni, gazetari Bleron Ajeti shprehu mendimin e tij në emisionin “Ora 7”. Sipas tij, një tregues i regresit të nivelit është rënia e vlerës së skuadrave në treg.
“Ajo që tregon këtë situatë është edhe vlera e tregut. Këtë vit, Superliga ka një vlerë më të ulët prej 10 milionë eurosh. Në muajin qershor vlera ishte 50 milionë euro, ndërsa tani ka rënë në 40 milionë euro. Kështu që kemi përballë një kampionat më të dobët dhe ndjejmë regres në këtë aspekt,” tha Ajeti gjatë intervistës në Klan Kosova.
Ndiqni deklaratën e tij të plotë për më shumë detaje.



















You must be logged in to post a comment Login