Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil

“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil

Në sallën e gjyqit është dhënë dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, në Ksamil.

Sipas raportimeve nga Top Channel, Vata ka theksuar se ka goditur viktimën me thikë për vetëmbrojtje, duke pretenduar se ishte ai që i është drejtuar me armë të ftohtë. Gjatë dëshmisë së tij, Vata ka shpjeguar se në lokal ndodhej një grup turistësh francezë, të cilët po bënin zhurmë.

Ai ka sqaruar se shoku i tij kishte kërkuar nga turistët që të ruanin qetësinë, por ata vazhduan me sharjet, duke çuar në një përleshje fizike. Vata ka pohuar se gjatë konfliktit, një nga turistët kishte një thikë, të cilën ai arriti ta marrë pasi e neutralizoi. Ai tha se në momentin tjetër, një turist e goditi me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë.

Vata ka bërë të ditur se gjatë tentativave të turistëve për ta goditur përsëri, ai veproi instinktivisht për t’u mbrojtur dhe se nuk mban mend nëse e goditi viktimën ose jo. “Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në shok. Nuk dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar,” tha ai.

Shtetasi turk, Nuh Mahmutoglu, i njohur me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve, ka deklaruar se Vata e ka telefonuar rreth orës 06:30, duke i kërkuar ndihmë për t’u kthyer në Tiranë, duke thënë se ishte rrëzuar nga motori.

Të ndaluarit e tjerë kanë mbajtur qëndrim mohues në gjykatë, duke thënë se nuk e kanë parë momentin e përleshjes. Pas përfundimit të seancës, trupi gjykues në Sarandë ka vendosur masën e arrestit me burg për Sokrat Vatën.

Për dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, është caktuar po ashtu masa “arrest në burg”, pasi ata tentuan ta largonin Vatën me automjet. Gjithashtu, për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor. Ndërkaq, Luciano Seferi, Moisi Matushaj, Romeo Shehu, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho janë nën masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement