Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po afron një nga ditët më speciale për të, ditëlindjen e saj. Ajo pritet ta festojë këtë moment të veçantë më 21 gusht, një ngjarje që po e pret me shumë entuziazëm.
Në një postim të saj në Instagram, Dua ka ndarë një fotografi nga pushimet, ku shfaqet e veshur në të zeza. Ajo i ka shtuar një prekje humori mesazhit të saj, duke thënë: “Jam e fiksuar pas ditëlindjeve dhe, sa për ironi, e imja është nesër… 31,” duke treguar se mezi po pret ditën e saj të veçantë.
Dua Lipa, çdo vit që kalon, vazhdon të jetë një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare. Ajo ka prodhuar hite globale, ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme dhe ka pasur një ndikim të madh në botën e modës.



















You must be logged in to post a comment Login